Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Akademia e Shkencave zhvilluan konferencën e përbashkët shkencore “Probleme të reja të albanologjisë në kohën e sotme”. Kryetari i Akademisë së Shkencave Skender Gjinushi u shpreh se kërkohet një koordinim i gjitha qendrave studimore dhe studiuesve për problemet parësore të albanologjisë shqiptare.

Gjinushi tregoi tri pikat kryesore me të cilat po merret Akademia e Shkencave që janë historia e Shqipërisë, një fjalor i madh i gjuhës shqipe dhe enciklopedia pa harruar mbrojtjen e gjuhës standard.

Një sfidë mbetet tha kreu i Akademisë së Shkencave dhe shkrimi i historisë shqiptare dhe sipas Gjinushit figurat kombëtare nuk duhen denigruar.

Kjo konferencë shkencore mes universitetit të Shkodrës dhe Akademisë së Shkencave për problemet e reja të albanologjisë do të vijojë për dy ditë me radhë.

Artikulli paraprakREKTORJA: INTERES PËR AKADEMINË E SHKENCAVE
Artikulli tjetërSEZONI TURISTIK, RRITET NUMRI I VIZITORËVE TË HUAJ