Një zjarr i madh ka rënë mëngjesin e sotëm në një stallë bagëtish në fshatin Mashkullorë, ku si pasojë 80 krerë bagëti janë djegur të gjalla.
Stalla e cila ishte në pronësi të shtetasit Shaban Hamja është djegur plotësisht dhe dëmet kanë qenë të konsiderueshme. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse nuk është bërë e mundur të evitoheshin dëmet. Shkak për rënien e zjarrit në stallën e bagëtive dyshohet se është bërë një portollambë elektrike. Megjithatë po punohet për zbardhjen e vërtetë të shkaqeve të zjarrit.