Ka luftime kudo në qytetin Lysychansk, e cilësuar si streha e fundit e Ukrainës lindore.
Tingujt e artilerisë nuk ndalen kurrë pasi qyteti po goditet nga rusët.
Teksa sulmet vijojnë pa ndërprerje, qytetarët janë strehuar në tunele dhe vendstrehime, ndërkohë shumë të tjerë janë larguar nga qyteti. Ata që kanë qëndruar flenë dhe zgjohen nën tingujt e artilerive vdekjeprurëse të luftës.