Gjykata e Posaçme ka dënuar sot (11 Dhjetor) me 4 vite burgim në total 2 ish-zyrtarë për akuzën e korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, pasi të pandehurit kishin pranuar aktet e dosjes së SPAK, GJKKO ka dhënë 3 vite burgim i konvertuar në 2 vite izolim për Arben Tushën, që do e vuajë në një burg të sigurisë së zakonshme dhe 1 vit heqje lirie e konvertuar në 8 muaj për Ded Ndojin dhe në bazë të Nenit 59 i pezulluar si dënim dhe kthyer në 16 muaj shërbim prove.
Të dy humbasin të drejtën e pjesëmarrjes në funksione publike apo administratë për 5 vite.