Avokati Genc Gjokutaj ka ankimuar sot masën e caktuar nga GJKKO ‘detyrim paraqitje’ dhe bllokim të pasaportës për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ky i fundit akuzohet për korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Në një prononcim për mediat, Gjokutaj akuzoi gjykatën se po bën shkelje të procedurave dhe se po ndjek praktika të tilla që të humbet kohë me afatet.

“Depozitova ankimin e vendimin e apelit. Vendimi për seancën e verifikimit të ekzekutimit nuk është depozituar akoma. Kjo është shkelje akoma më e madhe, flagrante, e gjykatës edhe për të na humbur afatin. Për masat e sigurimit kanë një praktikë antiligjore që kanë aplikuar dhe kjo praktikë të heq mundësinë për të anikmuar me argumente. Të dyja vendimet janë pasojë e moskonsiderimit të provave dh rrethanave. Të dytja vendimet nuk kanë efekt. Nuk e di…sa është data sot? 30 tetor?!”, tha ai.

Nga ana e tij Berisha nuk ka pranuar që të paraqitet për t’u marrë në pyetje në seancë në GJKKO, madje nuk ka pranuar as të përfaqësohet në gjyq, ndërkohë që i kanë caktuar avokat nga shteti. Kujtojmë se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi ndodhet pas hekurave për këtë çështje.

Artikulli paraprakFESTA E GESHTENJËS NË SHLLAK
Artikulli tjetërBARDHI ZBULON NJOFTIMIN NGA KUVENDI: DEPUTETËT E PËRJASHTUAR OPOZITARË MUND TË MARRIN PJESË NË SEANCË, ASNJË PENGESË!