Deputetja e PL, Monika Kryemadhi u shpreh në një deklaratë për gazetarët pasi GJKKO rikonfirmoi masat e sigurisë për të dhe presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta se ky i fundit nuk ka asnjë lidhje me akuzat ndaj tij. Ajo theksoi se Meta nuk është i rrezikshëm, por atë “duan ta bëjnë të rrezikshëm”.

“Qëndrimi im dhe argumenti im, ishte që për cdo që akuzohet Ilir Meta nuk ka asnjë lloj lidhje. Duket që s’kanë pasur asnjë gjë për CEZ-DIA dhe e kanë bashkuar me akuzat e mia. Ishte qesharake, kur prokurori tha se Monika Kryemadhi ka hequr mitrën në bashkëpunim me Ilir Metën. Ç’lidhje ka Ilir Meta.

Ia sqarova prokurorisë dhe gjyqtarit, për të gjitha gjërat që akuzohet Monika. Nuk është problemi se Ilir Meta është i rrezikshëm, se duan ta bëjnë të rrezikshëm. Do të doja të ma bënin një herë në javë detyrimin e paraqitjes te mbaja konferenca për gazetarët”, tha Kryemadhi.

Artikulli paraprakLAJM I FUNDIT/ GJKKO MERR VENDIMIN, ILIR META MBETET NË BURG
Artikulli tjetërSULMI TERRORIST ME 4 VIKTIMA DHE 14 TË PLAGOSUR, DY NGA AGRESORËT ELEMINOHEN