GJKKO ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për shuarje të masave të sigurisë të marra ndaj tyre për aferën ‘Partizani’.

Në dalje për mediat, avokati Genc Gjokutaj tha se vendimi i masave të sigurisë ndaj Berishës dhe Malltezit u është dhënë sot, gjë që sipas tij përbën shkelje.

“Vendimi i zbardhur na u dha sot. Vendimet janë të padepozituara në sekretarinë e gjykatës. Ne e konsiderojmë të paekzekutuar atë vendim sepse këta po i qëndrojnë shkeljes. Të dyja kërkesat janë rrëzuar, edhe ajo për Jamarbrin”- tha Gjokutaj.

Artikulli paraprakVARHELYI: TË DYFISHOHEN PËRPJEKJET, PËR KOSOVËN RRUGA EVROPIANE
Artikulli tjetërPROGRES-RAPORTI PËR SHQIPËRINË, DEPUTETJA E PL: KE KA VENDOSUR GISHTIN NË PLAGËT E RËNDA