Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka folur për mediat pasi GJKKO shtyu vendimin për masën ndaj ish-kryeministrit për në datën 30 dhjetor.

“Gjykata e shtyu për në datë 30, të shikojmë nëse do të ketë gjykuar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares. Sot kemi marrë provat që do të shoqërojnë kërkesën. Me provat që ne mendojmë që mbështesin kërkesën për përjashtimin e Irena Gjokës. Provat tregojnë njëanshmërinë e gjyqtares”, tha Gjokutaj.

Artikulli paraprakSPAK KËRKOI “ARREST NË SHTËPI”, GJKKO SHTYN SËRISH MASËN PËR SALI BERISHËN
Artikulli tjetërRAPORTI I TIJ ÇOI KRERËT E UÇK-SË NË HAGË, NDAHET NGA JETA ISH-PROKURORI ZVICERAN, DICK MARTY