WhatsApp po rishkruan politikat e privatësisë pas një gjobe të majme për mbrojtjen e të dhënave në fillim të këtij viti.

Pas një hetimi, mbikëqyrësi irlandez i mbrojtjes së të dhënave lëshoi ​​një gjobë prej 225 milion euro, e dyta më e madhe në histori në këtë aspekt, dhe urdhëroi WhatsApp të ndryshojë politikat e saj.

WhatsApp po apelon kundër gjobës, por ka nisur edhe procesin për ndryshimin e politikave të mbrojtjes së privatësisë në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, kompania këmbëngul se asgjë në lidhje me shërbimin e saj aktual nuk po ndryshon.

Ndryshimet janë menduar për të “shtuar detaje shtesë rreth praktikave ekzistuese” dhe do të shfaqen vetëm në versionin evropian, i cili tashmë është i ndryshëm nga versioni që zbatohet në pjesën tjetër të botës.

“Nuk ka asnjë ndryshim në proceset tona apo marrëveshjet kontraktuale me përdoruesit dhe përdoruesve nuk do t’u kërkohet të bien dakord për asgjë ose të ndërmarrin ndonjë veprim për të vazhduar përdorimin e WhatsApp”, tha kompania.

Artikulli paraprakTENTOI TË ARRATISEJ, I RIU SHQIPTAR ARRESTOHET DY HERË BRENDA 12 ORËVE
Artikulli tjetërTRAGJEDI, AUTOBUSI PËRPLASET DHE MERR FLAKË, HUMBIN JETËN 45 PERSONA