Të gjitha bizneset e karburanteve që nuk do zbatojnë vendimet e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve do të gjobitën nga një shumë prej 2 milionë lekë pë rata që tregtojnë me pakicë deri në 10 milion lekë për shumicën. Të gjithata paratë e këtyre gjobave në rast se do të ketë abuzime do të shkojnë 100% në buxhetin e shtetit. Sipas masave administrative të vendosura nga Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantave ata subjekte që mund të jenë përsëritës me abuzimin e çmimeve është parashikuar që të shkohet deri në heqjen e licensës së tregtimit.
Deri në datën 15 mars, Bordi ka vendosur një çmim fiks se sa duhet të shitet nafta, gazi si edhe benzina në këto kohë luftë që po jetojmë dhe nëse kjo nuk zbatohet atëherë janë parashikuar këto gjoba për të gjitha bizneset. Institucioni që i është ngarkuar kjo detyrë për ‘vjeljen’ e gjobave është Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut.
“Në rast të mosrespektimit të çmimit tavan përkatës, të vendosur nga Bordi, zbatohen sanksionet e mëposhtme: a) Shoqëritë e tregtimit me shumicë të produkteve të naftës dhe gazit dënohen me gjobë, në masën 10 (dhjetë) milionë lekë; b) Shoqëritë e tregtimit me pakicë të produkteve të naftës dhe gazit, të cilat nuk respektojnë çmimin tavan përkatës të vendosur nga Bordi, dënohen me gjobë, në masën 2 (dy) milionë lekë; c)Në rast përsëritjeje, masave të mësipërme, të përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b”, të këtij neni, i shtohet edhe heqja e licencës së tregtimit”, thuhet në vendim. Ndërkohë, të gjitha kompanitë e kanë detyrim që të mbajnë rezerva për 90 ditë në avancë për të shmangur një krizë të mundshme të mungesës së produktit.
Nëse kjo nuk ndodh, atëherë biznesi përjashtohet për një periudhë 3-vjeçare nga mundësia për të marrë pjesë në një tender dhe gjobë për 50% e vlerës të produkteve rezervë që i mungon. Deri me datë 15 mars, çmimi i naftës në vend do të jetë 217 lekë, ai i benzinës 217, ndërsa gazi 93 lekë për litër.
Ky ishte vendimi i marrë nga Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit në mbledhjen e tyre të parë me furnizuesit e naftës në vend. Do të jetë Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut që do të bëjë monitorimin e pikave dhe që do të ndëshkojë për çdo shkelje ndërkohë që pritet mbledhja e dytë e këtij Bordi ku do të rivendoset çmimi i naftës edhe për një periudhë 4ditore.