9 karburante janë gjobitur në fund të 2016-s në të gjithë Shqipërinë, për shkak se nuk kanë respketuar rregullat për tregtimin e naftës dhe benzinës.

Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial bën me dije se shkak i inspektimeve që janë ushtruar në të gjitha qytetet e Shqipërisë në kryesisht karburante, kanë qënë pasjijet të cilat hedhin naftën dhe benzinën tek mjetet motorike të qytetarëve. Po ashtu pjesë e kontrolleve janë bërë edhe cilësia e naftës dhe benzinës sëbashku me dokumentacionin përkatës të karburanteve. Nga tabela e Gjobave të publikuar nga ky inspektorat bie në sy se janë marrë masa duke filluar nga 50 mijë deri në 1.5 milionë lek të reja. Karburantet që janë gjobitur ndodhen në qytete të ndryshme duke përfshirë edhe Shkodrën por edhe qytete si Vlora, Fieri, Lezha apo Korça. Nga 9 karburante që janë në total vetëm një është në Shkodër, një në Fier dhe një në Lushnje ndërsa nga dy karburante të gjobitura kanë qytete si lezha, Vlora dhe Korça. Ndëshkimet që janë ndërmarrë nga Inspektoriati Teknik Industrual janë vendosur edhe se disa prej pikave të karburanteve mbushin bombola gazi jashtë kushteve teknike, siç parashikon ligji, por edhe për mosplotësimin e kushteve të tjera që duhen. Karburanti që është gjobitur në Shkodër do të duhet të paguaj një shumë prej 15 milion lekësh të vjetër ndërsa gjoba aty ka ardhur për shkak se temperature e flakërimit ka qenë 47 gradë celcius nga 55 gradë celcius që është minimumi i lejuar. Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial këto rezultate i ka publikuar pas inspektimeve të ushtruara në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike. Gjobat janë vendosur për muajin nëntor të vitit të kaluar. bazuar në zbatimin e dispozitave të ligjit “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, ligjit “Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve/instalimeve nën presion”. Këto kontrolle do të vijojnë sërish gjatë 2017-ës dhe ato karburante që gjenden me shkelje të ndryshme do të gjobiten.

Artikulli paraprakBAGDAD, SHPËRTHIM VETËVRASËS ME BOMBË, 33 TË VDEKUR
Artikulli tjetërMURIQAN, U SHTUA FLUKSI NË DY DITËT E FUNDIT