Në lokale, të miturit pra personat nën 18 vjeç do e kenë të ndaluar të oijnë pije energjike, me gaz dhe ato që përmbajnë sheqer të shtuar.

Nëse inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor konstatojnë që në tavolinë, prindërit kanë lejuar apo porositur për fëmijët e tyre këto pije atëherë do të gjobiten vetë prindërit në shumë 10-30 mijë lekë.

Këtë parashikojnë ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit” depozituar në Kuvend nga një grup një grup deputetesh. Për ekspertët e shëndetit kjo është një nismë e mirë për mbrotjur të miturit duke ndaluar tregtimin dhe ofrimin e pijeve të tilla në ambientet pranë shkollave dhe në çdo bar të qyteteve.

Hyska: Është shumë e rëndësishme që edhe prindërit dhe të afërm nuk do të lejohen të afërmve pije energjike, sepse është vërtetuar që pijet energjike me nivel të lartë të kafeinës dhe veçanërisht të stimulantëve të tjerë janë të dëmshëm për shëndetin e fëmijës.

Ekspertja e ISHP Jolanda Hyska thotë se sasia e kafeinës që përmbajnë këto pije janë të dëmshme për shëndetin e fëmijëve.

Hyska: Në moshën e mitur, niveli i kafeinës në fazën e parë jep një nivel stimulimi, por kjo periudhë është shumë e shkurtër. Pastaj, kur niveli i sheqerit bie, fëmija ndihet më i lodhur, nivelet e gjithë stimuluesve të jashtëm japin efekte negative deri në ankth apo depresion në disa raste.

Kjo do të thotë se në baret duhet të specifikohet edhe përmes tabela që përvec alkoolit, ndalohet tregtimi dhe ofrimi i pijeve energjike, atyre me sheqer të shtuar nën moshën 18 vjeç.

Nisma të tilla janë marrë edhe në vendet fqinje por edhe në vende të tjerë të Evropës pasi është evidentuar nga autoritet shëndetësore rriskun që përmbajnë këto pije në shëndetin e të miturve.

Artikulli paraprakKAPET ME THIKË DHE KANABIS, ARRESTOHET
Artikulli tjetërGRABITET NJË PIKË KARBURANTI, AUTORI I MASKUAR DHE ARMATOSUR