Gjoba E vendosur nga Inspektoriati i Mjedisit ndaj Kryetares se Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, nuk ka mbërritur ende në Bashkinë e Shkodrës.
Një fakt i tillë është bërë me dije nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, e cila është pyetur në lidhje me këtë cështje. Nga ana tjetër, Ademi e cilëson si sulm politik videon e postuar nga Kryeministri Rama. Kryetarja e Bashkisë Shkodër nuk i ka shpëtuar interesit të mediave edhe sa i takon, urës së vjetër të bunës e cila është në rrezik. Ura e Vjetër e Bunës ka qënë objekt i debateve edhe ne mbledhjen e këshillit Bashkiak ku është kërkuar që Bashkia të marrë masa për këtë objekt të rëndësishëm dhe pasuri të shkodrës .