Gjobat e makinave online, krijohet baza e të dhënave për automatizimin

Qeveria ka vendosur sot krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të policisë së shtetit për menaxhimin elektronik të gjobave (E-Gjoba). Institucioni administrues i Sistemit të Menaxhimit Elektronik të Gjobave (E-gjoba) është Policia e Shtetit. Dhënësi i informacionit për këtë sistem është drejtoria e Financës në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Sistemi i Menaxhimit Elektronik të Gjobave ka për qëllim automatizimin e procesit të administrimit të gjobave si dhe përqendrimin e të dhënave të gjobave, për të gjitha njësitë e Policisë Rrugore. Të dhënat parësore të Sistemit të Menaxhimit Elektronik të Gjobave (E-gjoba) janë të dhënat e gjobës në të cilën vendoset numri serial i gjobës, koha e vendosjes së gjobës, vendndodhja, vlera e gjobës, shuma dhe arsyeja e vendosjes së gjobës. Shtetasi ka nivel aksesi vetëm për konsultimin e informacioneve të vëna në dispozicion, nëpërmjet faqes së internetit të Policisë së Shtetit, www.asp.gov.al, (rubrika Shërbime/ Kontrolloni gjobat tuaja).

Artikulli paraprakDHUNA, VOKSHI: TE REAGOJMË
Artikulli tjetërAKSION ANTI-DROGË NË MES TË DETIT, KAPEN 2.5 TONË KOKAINË