Gjobë dhe burg për dhunimin apo vrasjen e qenve! Ministri Tahiri nisme te re ligjore

Një nismë e re ligjore do ta ndalojë këtë e madje do t’i çojë në burg deri në 6 muaj autorët. Në rast ngordhje, dënimi do të shkojë deri në 12 muaj burg.Rastet e dhunës ndaj kafshëve janë jo të vogla, por shpesh janë trajtuar mizorisht deri në ngordhje. Përballë kësaj situate, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri thotë se ky fenomen duhet të mbarojë e madje përveç rasteve të dhunimit, e dënueshme do të jetë edhe braktisja.Deri më sot nuk ka pasur asnjë bazë ligjore për këtë. Për ata që e konsiderojnë të tepërt reagimin dhe se në Shqipëri ka shumë probleme të mëdha, ministri e ka një përgjigje. Tahri: Disa të tjerë do thonë të shohim njerëzit një here, pastaj kafshët. Unë mendoj te kundërtën! Asnjë problem tjetër, sado i madh, nuk mund të jetë kurrë justifikim aq sa të jemi indiferent ndaj dhunimit te kafshëve në vendin tonë. Ministri i Brendshëm i paraqiti edhe nismën përkatëse ligjore, ku braktisja e kafshëve do të konsiderohet kundravajtje penale dhe do të dënohet me 10.000 lekë gjer në 30.000 lekë.Nisma ligjore e Ministrisë së Brendshme: Neni 1 “Keqtrajtimi i kafshëve” 1. Braktisja e kafshëve përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 10.000 lekë gjer në 30.000 lekë. 2. Kushdo që, pa arsye të ligjshme, plagos një kafshe, apo e nënshtron atë ndaj veprimeve që sjellin vuajtjen e saj, dënohet me burgim nga 3 muaj gjer në 6 muaj. 3. Kur si pasojë e veprimeve të kryera në pikat 1 dhe 2 të këtij neni shkaktohet ngordhja e kafshës, dënohet me burgim nga 6 muaj gjer në 12 muaj dhe me gjobë nga 50.000 lekë gjer në 100.000 lekë. Neni 2 Shfaqjet, konkurset dhe luftimi ndërmjet kafshëve 1. Shfaqjet dhe konkurset e jashtëligjshme ku marrin pjesë kafshë, dënohen me gjobë nga 20.000 deri në 50.000 lekë 2. Prodhimi, shpërndarja, shitja e botimi i imazheve të luftimeve ndërmjet kafshëve, me çdo mjet ose formë, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri në 200.000 lekë ose me burgim deri në 1 vjet. 3. Organizimi i luftimeve dhe veprimtarive të dhunshme me kafshët, dënohet me burgim nga 1 vit gjer në 2 vjet dhe me gjobë nga 100.000 deri në 300.000 lekë. 4. Luftimi mes kafshëve që organizohet për qëllime përfitimi financiar dënohet me burgim nga 1 vit gjer në 2 vjet dhe me gjobë nga 500.000 deri në 1.000.000 lek 5. Nëse nga aktet e përcaktuara në pikën 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni shkaktohet ngordhja e kafshës, dënohet me burgim deri në 3 vjet, si dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë. Neni 3 Kryerja e eksperimenteve me kafshë 1. Kryerja e eksperimenteve të jashtëligjshme me kafshët dënohet me burgim deri në 3 vjet, si dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë Neni 4 “Përdorimi për qëllime përfitimi të lëkurës së kafshës” 1. Përdorimi i jashtëligjshëm i lëkurës së kafshëve shtëpiake, për prodhimin e artikujve prej lëkure, dënohet me burgim 2 vjet deri në 3 vjet dhe me gjobë deri në 500.000 lekë. 2. Përdorimi i jashtëligjshëm i lëkurës, pendëve apo pjesëve të tjera të trupit të kafshëve të shpallura specie të rrezikuara dënohet me burgim deri në 3 vjet dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë.

Artikulli paraprakISIS KA PERGATITUR NJE SUPER SULM TERRORIST NE DIGEN E MOSULIT
Artikulli tjetërPERDHUNON 14 VJECAREN ROME,ARRESTOHET 35 VJECARI