Gjobëvënie me mesazh në shishe: Na jep lekët, përndryshe …
Kur ka shkuar në mëngjes tek vendi i punës ka gjetur një xham të thyer, një shishe dhe brenda saj kishte një mesazh kërcënues, ku i kërkonin një shumë parash sepse përndryshe do e pësonte keq. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kukësit, ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë kërcënim me gjobë. Burime nga policia thanë se një ditë më parë në qytetin e Kukësit, në vendin e quajtur “Stacioni fugonave të Hasit”, te një karburant, me administrator qytetarin me inicialet A. Sh., kanë thyer një xham të derës godinës dhe është gjetur një shishe qelqi, me një letër me përmbajtje kërcënuese për dhënie pasurie. Pas kësaj pronari i karburantit ka bërë denoncimin në polici, e cila ka nisur hetimet në lidhje me autorët e kësaj ngjarje të rëndë, e të rrallë për qytetin verilindor.