“Ishte vetëm për një nevojë fizike…”, gjobitet prostituta shqiptare në Itali
Katër prostituta, një shqiptare dhe tri rumune janë gjobitur nga policia italiane natën e shkuar në rajonin e Foggia-s. Policia ka ndaluar edhe disa klientë nga mosha 26 deri në 55 vjeç, të cilët dhanë versione të ndryshme për rastin. Njëri prej tyre tha se nuk e dinin që vajzat ishin prostituta. “Ishte vetëm për një nevojë fizike, nuk e dija se ajo ishte prostitutë”. “Humba dhe doja të pyesja për rrugën”, tha një nga të ndaluarit. “Ajo nuk është një prostitutë, por një mike e imja. Jemi bashkë prej disa kohësh”, tha një tjetër.