Inspektoriati i Mjedisit gjobiti me 1 milionë Lekë të vjetra kryetaren e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka.
Kjo e fundit u gjobit për mosmenaxhim të mbetjeve në qytet, ndërsa 500 mijë Lekë është masa administrative e vendosur ndaj firmës së pastrimit.
Situata e keqe me plehrat në qytetin bregdetar bëri që Inspektoriati i Mjedisit të marrë masa për përmirësimin e kësaj gjendje.