Trajneri Ernest Gjoka i kënaqur me fitoren e marrë ndaj Lushnjes shprehet më këmbë në tokë se për të dhe Vllazninë janë akoma në vështirsi pasi u duhen pikët.

Në këtë ndeshje të javës së 28 të superiores u shënuan 4 gola nga sulmuesit Sukaj, Ribaj dhe Pusi dhe Gjoka u shpreh se ata bënë detyrën por ai që spikaste më shumë ishte goli i dytë i Sukaj.

Aktivizimi i Belajdi Pusi u vlersua shumë nga të gjithë por edhe trajneri kuqeblu i kënaqur me paraqitjen e 20 vjeçarit u shpreh se ai po punon shumë dhe se në këtë ndeshje nderoi veten dhe ekipin.

Ndeshja ndaj Teutës është një shqetësim më vetë për Gjokën dhe ai u shpreh se që nga fillimi i javës do të nis edhe impenjimi maksimal në përgatitje pasi e rëndësishme është që në këtë sfidë mbijetese të mos pësojnë humbje. Më tej Ernest Gjoka u shpreh se diferenca me 3 pikë larg durraskëve nuk u jep qetësi.

Artikulli paraprakPROCEDOHEN PENALISHT DEPUTETËT E OPOZITËS
Artikulli tjetërSUKAJ: NJERËZIT E VEÇANTË BËJNË GJËRA TË VEÇANTA