Ndeshja e së shtunës është tepër e vështirë dhe delicate sa i përket Vllaznisë e cila do të presë Skënderbeun në shtëpinë e saj. Trajneri Ernest Gjoka në deklaratën e tij u shpreh se në këtë përballje janë të dënuar të bëjnë maksimumin në fushë.

Ndërkohë si një nga shqetësimet kryesore jo vetëm të trajnerit por edhe të të gjithë tifozëve janë edhe mungesat e shumta në repartin e mbrojtjes që ka skuadra kuqeblu.

Për teknikun Gjoka mungesat natyrisht që do të kenë ndikimin e tyre por ai shprehet se janë në një moment kyç dhe se për ta vlen shpirti i garës dhe përgjegjësia që kanë ndaj Shkodrës.

Ndërkohë sa i përket dënimit të Skënderbeut dhe a ka ndikim ky fakt tek Vllaznia trajneri kuqeblu shprehet se duhet të bëjnë punën e tyre në fushë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA RRUGORE VIJON KONTROLLET
Artikulli tjetër“VLLAZNIA B” MUNGESA MASIVE NDAJ TËRBUNIT