Vllaznia këtë të hënë do të presë në stadiumin “Loro Boriçi” Flamurtarin e cila konsiderohet një takim tepër I vështirë për shkodranët.
Traineri Ernest Gjoka në një prononcim për Star Plus Tv sa I përket kësaj sfide është shprehur se jo vetëm ndaj Flamurtarit por edhe në ndeshjet në vazhdimduhet të arrijnë rezultate positive.
Vllaznia – Flamurtari do të zhvillohet të hënën në orën 17:00 ku pavarësisht humbjes së javës së kaluar kuqeblutë synojnë fitoren në këtë takim. Natyrisht që shpresohet që edhe tifozët të jenë të pranishëm në stadium në mbështëtje të skuadrës kuqeblu.