Vllaznia ka mbyllur javën e 24 të kategorisë Superiore duke marrë një barazim pa gola në ndeshjen e zhvilluar në transfertë ndaj Kamzës. Kjo ndeshje më shumë I vlen skuadrës kuqeblu ku më këtë pikë të marrë I largohet më 4 pikë rivales së saj direkte Teuta.
Por trainer Gjoka pas përfundimit të kësaj ndeshjeje u shpreh se e rëndësishme që skuadra të jetë e qetë psikologjikisht pasi ndeshjet e fundit kanë treguar që janë në rrugën e duhur.
Për numrin një të pankinës kukqeblu barazimi I marrë ndaj Kamzës ishte aq sa dhanë në fushën e blertë.
Më tej Ernest Gjoka sa I përket lojës së zhvilluar në fushë shpreh se po të kishin luajtur më me qetësi do të kishin arritur edhe të shënonin gol.
Për trainerin Gjoka 4 pikë diferencë ndaj Teutës nuk është ndonjë diferencë e madhe për ti dhënë qetësi Vllaznisë pasi kampionati është i gjatë.