BANORËT DUAN NDRYSHIMIN, PREMTOJNË VOTËN KANDIDATIT TË PS PËR VAU DEJËSIN. Fshati Rranza në Komunën e Bushatit ka mirëpritur në mënyrë masive kandidatit e PS për Bashkinë Vau Dejës Gjokë Lleshi. Banorët u shprehën se vota e tyre do të shkojë vetëm për Gjokë Lleshin dhe se do kërkojnë ndryshimin duke qenë se deri mësot janë ndjerë të persekutuar.

Shtabi i kandidatit Lleshi treguan se fshati Rranza ka shumë probleme dhe se është lënë në harresë ndaj duhet votuar kandidati Lleshi. Kandidati Lleshi u premtoi banorëve se në fshatin Rranza do të bëjë ndërhyrje thelbësore dhe se në 4 vite do ta ndryshojë totalisht gjendjen atje. Kandati për Bashkinë Vau Dejës Gjokë Lleshi dhe stafi i tij u larguan pasi morën mbështetjen e madhe në Rranza të Bushatit duke qenë se ajo zonë kërkon medoemos ndryshimin e pushtetit.

Artikulli paraprakElhaida Dani shkëlqen ne tapetin e kuq
Artikulli tjetërAKTIVITET NGA “DRKK” NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË MUZEVE