Gjokë Uldedaj, është zyrtarizuar nga PD kandidat për deputet, i 6-ti në listën e Qarkut Shkodër dhe do mbuloje Bashkinë Vau Dejes dhe Zonen e Nenshkodres.

Veprimtari Politike: Deputeti i qarkut Shkodër, në legjislacionin 2009 -2013;  Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD nga viti 2001-2017;  Kordinator dhe drejtues i fushatave elektorale, për Bashkinë Vau Dejës dhe Zonën e Nënshkodrës. Eksperienca Profesionale:  Vjen nga fusha akademike me një eksperiencë mbi 25 vjecare, mban titullin Profesor në Ekonomike, aktualisht është Dekan i Fakultetit Ekonomik.

-Gjatë viteve 2007-2009, ka qenë Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

-Prof. Gjokë Uldedaj është autor dhe bashkautor i 3 teksteve universitare dhe i disa studimeve në fushën e ekonomisë dhe tregut.

-Ka kryer disa specializime afat shkurtra dhe afat mesme në USA, Japoni, Greqi, etj.

Me këtë levizje të fundit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kompleton listën e Qarkut Shkodër, duke siguruar një nivel të plotë përfaqësimi, me figura të spikatura politike dhe akademike, për një fitore bindëse në këtë qark me 25 qershor.

Artikulli paraprakTERHIQET NGA KANDIDIMI PER DEPUTET TE PD NE SHKODER HELIDON BUSHATI
Artikulli tjetërTAHIRI: NDRYSHIMI I FORMATIT TË DIALOGUT NË DORËN E QEVERISË SË RE