Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se janë 130 punonjës të policisë së burgjeve që janë të përfshirë në rekorde penale. Shefja e dikasterit të drejtësisë gjatë raportimit në Komisionin e Integrimit Europian tha se ka filluar edhe procedimi disiplinor për ta.

Etilda Gjonaj: Nga një vlerësim që është bërë me drejtorinë e Burgjeve ka rezultuar që rreth 130 punonjës të policisë së burgjeve kanë qenë me rekorde penale, për të cilët njëkohësisht ka filluar një procedim disiplinor për të parë nëse ata mund të qëndrojnë apo duhet të largohen. Në rast se nuk merren këto masa për këtë staf të rëndësishëm do të jetë e pamundur funksionimi normal dhe përgjegjeshmërisë brena këtyre institucioneve.

Gjithashtu Gjonaj bëri të ditur se brenda këtij muaji do të hapet burgu u Reçit në Shkodër, me një kapacitet prej 750 personash të dënuar.

Etilda Gjonaj: Brenda muajit shkurt do të hapim edhe burgun e ri të Reçit në Shkodër i cili ka një kapacitet të lartë rreth 750 persona të dënuar dhe paraburgosur, i cili investohet nga fondet e BE dhe pjesërisht nga buxheti i shtetit.

Artikulli paraprakSHKATËRROHET GRUPI KRIMINAL NË ITALI, JA ROLI I BOKSIERIT SHQIPTAR
Artikulli tjetërSENIDA MESI VIZITË NË XHAMINË E PLUMBIT