Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh se mungesa e bashkëpunimit mes partive politike do të reflektohet negativisht në sy të ndërkombëtarëve, ndërkohë që i inkurajoji forcat politike që të punojnë së bashku për forcimin e shtetit të së drejtës.
“Reforma në drejtësi pavarësisht goditjeve vijon të ecë pa ndalur. Kjo drejtësi do bëjë të mundur luftën kundër krimit dhe korrupsionit. EUROJUST do të mundësojë një bashkëpunim gjyqësor në hetimet e përbashkëta. Po punohet për krijimin e një rrjeti anti-korrupsion.
Do të ndiqen rastet korruptive të denoncuara nga qytetarët. Mungesa e bashkëpunimit politik do reflektohet në sy të partnerëve tanë. I inkurajoj të gjithë forcat politike që të punojmë së bashku për forcimin e shtetit të së drejtës”, u shpreh Gjonaj.