Kryetari i bashkisë Pukë Gjon Gjonaj thotë se vëmendja e qeverisë për këtë qytet të veriut është maksimale.
Sipas kryebashkiakut, qeveria po punon për rikonstruktimin e qendrës dhe disa prej ndërtesave të qytetit, ndërsa shpjegon se është përfunduar gjysma e projektit. I pyetur në lidhje me kapacitetet e bashkisë Pukë për të përballuar zjarret, Gjonaj thotë se është rritur personeli që mbulon sektorin si dhe janë shtuar pajisjet teknike.
Ashtu si shumë qytete të Shqipërisë, Puka i është nënshtruar projektit që qeveria e ka quajtur Rilindje Urbane. Punimet që po zhvillohen përfshijnë ndërhyrjet në disa pallate në qendër të qytetit, me synimin që kjo zonë të marrë karakter turistik.