Si kryebashkiak pas 14 Majit, do të përdorë çdo hapësirë ligjore dhe mekanizëm kushtetues, për të ndaluar ndotjen dhe rrezikun e mëtejshëm për qindra familje nga fabrika e përpunimit të mbetjeve shtazore.Ky ishte zotimi i kandidatit të kualicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Lezhë, Pashk Gjoni gjatë një takimi në formen e protestes më banoret e lagjes “Skëndërbeg” dhe “Demokracia” të cilët preken nga ndotja.

Kjo zonë është bërë e pabanueshme nga ndotja e madhe që krijon fabrika, u shprehen Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj dhe banoret.

Eshte e patolerueshme se si Bashkia Lezhë, AKU dhe ministria e linjës kanë braktisur këta banorë ndërsa flasin për turizëm dhe arritje imagjinare, tha ndër të tjera kandidati i opozitës për Bashkinë Lezhë Pashk Gjoni.

Artikulli paraprakNDREU: MBESHTETJA PER SPORTIN DO JETE E VAZHDUESHME
Artikulli tjetërSHKRELI TAKIM ME BANORËT E SHKJEZËS DHE ASHTËS