Boksierët e Vllaznisë kanë nisur stërvitjen që në fillim të këtij viti për kampionatin kombëtarë të boksit që do të mbahet në fund të muajit shtator.

Në një intervistë për Star Plus trajneri Zef Gjoni shprehet se pavarësisht largimeve që kanë pasur sëfundmi si Kristian Shytani I cili është larguar drejtë Amerikës ata synojnë që të arrijnë fitojnë titullin kampion. Kampionati kombëtar I të rriturve për vitin 2017 do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës.

Kështu ka vendosur Federata përkatëse. Ky kampionat do të zhvillohet në javën e fundit të muajit shtator dhe në të do të marrin pjesë të gjithë ekipet e vendit me sportistët e tyre më të mire ku pritet që pjesëmarrja të jetë mjaft e madhe.

Artikulli paraprakINTEGRIMI I FËMIJËVE TË EMIGRANTËVE TË KTHYER
Artikulli tjetërVUCAJ: I LUMTUR QË NISËM MBARË