Gjorgjeta Hila, kryetarja e Forumit Rinor te Partise Demokratike qe prej vitit 2009, eshte larguar nga ky post, duke i hapur rruge tashme te tjere emrave te rinj te kesaj force politike qe te garojne ne procesin zgjedhor qe tashme eshte hapur dhe pritet te permbyllet gjate muajit shkrut.

Gjorgjeta Hila nepermjet nje postimi ne rrjetet sociale ka flanderuar qindra e mijera te ri, te cilet punuan se bashku ne forumin rinor te Partise Demokratike. Por angazhimi i saj, nuk mbyllet, ne postimin ne rrjetet sociale Gjorgjeta Hila shkruan : “Do jem me ju ne cdo rrugetim tuajin. Kam kenaqesine qe pas kaq shume vitesh eksperience si kryetare e forumit, me shume fushata pas shpine te vazhdoj nje rruge te re ne Partine Demokratike, duke i dhene mundesine edhe te tjereve te bejne eksperiencen e vet. Une uroj qe kjo gare te jete e bukur, dhe mbi te gjitha ta shijojme te gjithe se bashku!” Por tashme me doreheqjen e gjorgjeta Hiles, jane bere publik edhe emrat te cilet do te garojne per postin e kryetarit te Forumit Rinor te Demokrateve ne Shkoder. Tre emra jane ne gare, te cilet do te garojne mes njeri tjetrin per te miren, dhe perfaqesuesin e te rinjve ne Partine Demokratike. Arvid Bushati, eshte emri i pare, qe do ti serviret te rinjve demokrate te shkodres ne zgjedhjet per forumin e partise demokratike, nderkohe qe lista pasohet me zedhenesen e partise Demokratike te Shkodres, Benardeta Syku, nderkohe qe emri i trete ne gare, eshte Gerard syka. Nje proces i hapur, qe do te perballe, keto tre alternative, per te zgjedhur emrin qe do te pasoje gjorgjeta hilen si perfaqesues te te rinjve te selise blu ne Shkoder.

Artikulli paraprakTËRMET I FUQISHËM NË TAJVAN, 7 TË VDEKUR DHE QINDRA TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërMIJËRA REFUGJATË PRESIN NË KUFIRIN MES GREQISË DHE MAQEDONISË