Gjuetarët e qarkut të Shkodrës kanë denoncuar gjatë takimit me Inspektoriatin e Mjedisit se gjuetia e paligjshme në pyje vijon të jetë prezente ndërsa një problem është edhe mungesa e mjeteve për personat e përcaktuar për të monitoruar pyjet.
Këto shqetësime i ngriti gjuetari nga Puka Riza Hoxha ndërsa kryeinspektori i mjedisit Edmon Tërthorja i dha një përgjigje. Gjuetari nga Puka vijoi debatin duke thënë se vijnë nga rrethe të tjera duke gjuajtur në mënyrë të paligjshme gjatë gjithë natës por kjo u mohua nga drejtori i policisë pyjore Mark Ndou. Debati ka vijuar edhe më tej teksa gjuetarët që janë në shoqatë nuk janë aspak të kënaqur me moratoriumin ndërsa shprehin shqetësimin se në zonat malore të Shkodrës, Malësisë së Madhe, Vau Dejësit, Pukës dhe Fushë Arrësit vijon gjuetia e paligjshme.