Shoqata e gjuetareve “Jakub Bajri” ne Shkoder ka paralajmeruar se do ti bashkohet protestes masive kunder shyerjes se moratoriumit nga ana e qeverise.

Ne lidhje me kete problem mjaft te diskutuar se fundmi ata jane mbledhur se bashku per te vendosur konkluzionit e nje peticioni qe do ti dergohet kryeministrit Edi Rama.Para te pranishmeve sekretari Xhabir Mehmeti u shpreh se protesta e dates 11 shkurt eshte mese legjitime. Shoqata e gjuetareve shprehet se pervec demit moral anetaresia ka pasur edhe dem ekonomik prej 20 milion lekesh nga moratoriumi. Te ejnten e 11 shkurtit te gjitha shoqatat e shqiperise do te jene se bashku perpara kryeministrise ne nje proteste masive per te kundershtuar propozimin e ekspertëve mjedisorë qe po e konsiderojne shtyrjen edhe më tej te moratoriumit te gjuetisë, duke ndjekur logjikën e kryeministrit Rama.Shoqata e ruajtjes dhe e mbrojtjes së mjedisit natyror në Shqipëri, ekspertët mjedisorë kanë shtuar se moratoriumi në 2 vite nuk e ka zhdukur gjuetinë ilegale, por se lufta ndaj tij është e dukshme.

Artikulli paraprakSHOQATA E TË LARGUARVE NGA PUNA: JO SHKARKIMEVE NË SPITALE
Artikulli tjetërVODHËN LAPTOPIN, ARRESTOHEN DY NXËNËS TË SHKOLLËS “ARBEN BROCI”