Shoqata e gjuetarëve të Shkodrës sëbashku me Inspektoriatin e Mjedisit dhe Drejtorinë Rajonale të Pyjeve janë ulur në një tryezë për të diskutuar rreth moratoriumin që ndalon gjuetinë.

Drejtori i Pyjores Mark Ndou bëri të ditur se do merren masa për gjuetarët që kanë nisur të thyejnë moratoriumin. Gjatë takimit pati edhe debate. Kreu i shoqatës së gjuetarëve Zyhdi Mustafa qartazi u shpreh kundër moratoriumit që ndalon gjuetinë duke kërkuar masa parandaluese më të lehta. Çështja për ndalimin e gjuetisë për 5 vite përmes moratoriumit nga qeveria ndodhet në Gjykatën Kushtetuese nga ku shoqata e gjuetarëve pret një vendim në favorin e tyre.

Artikulli paraprakAHMETAJ ME GAZETARËT: LAJME TË MIRA NGA EKONOMIA
Artikulli tjetërRAMA ME MATURANTËT: PRIVILIGJOJMË MË TË MIRËT