Kjo foto me shpend të vrarë e cila është bërë virale në rrjetet sociale është fokusuar në zonen e mbrojtur të Kune-Vainit në Lezhë.Pamje të tilla tregojnë gjuetinë e paligjshme që ndodh në këtë rezervat natyror, çka e dëshmon dhe rënia e numrit të shpendeve gjatë viteve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtare në censusin e fundit numerohen rreth 12 mijë individe nga 50 mijë që është kapaciteti i kësaj zone të mbrojtur. Ndikimi njerëzor kryesisht gjuetia e paligjshme është shkaku kryesor i kësaj situate thotë Eksperti i Mjedisit Jak Gjini.

Shtimi i kontrolleve në terren shihet si domosdoshmeri për të ndaluar masakren që po ndodh me shpendet në lagunat e Lezhës.

Krahas sportit, gjuetia e paligjshme në Lezhë është kthyer edhe në biznes. Gjuetaret i shesin shpendet e egër në restorantet e zonës, ku në menutë e tyre gjen produkt të tillë.

 

Artikulli paraprakAPELI LË NË FUQI VENDIMIN E GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË PËR DËNIMIN ME 1 VIT BURG TË ERVIN SALIANJIT
Artikulli tjetërLEZHË, DITA EUROPIANE E GJUHËVE TË HUAJA