Gjuetia e paligjshme vazhdon që të jetë në vëmendje të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.
Gjatë vitit 2015-të drejtoria rajonale e Shkodrës ka konstatuar 5 raste të gjuetisë së paligjshme. Shifrat i bën të ditura kreu i këtij institucioni Agim Dardha i cili thotë se pavarësisht mungesës së kapaciteteve ka një sensibilizim në masë. Drejtori Dardha tregon edhe objektivat për vitin 2016-të për agjencinë e zonave të mbrojtura. Moratoriumi ndaj gjuetisë së paligjshme po diskutohet dhe me shumë mundësi mund të shtyhet edhe me një periudhë 5-vjeçare sepse sipas Zonave të Mbrojtura kërkesat janë të mëdha.