Drejtuesi i Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit, institucioni i vetëm që ka të drejtën e licensimit të peshkatarëve në liqen, thotë se 5 muajt e fundit moratoriumi 1 mujor dhe periudha tjetër e peshkimit kanë vijuar normalisht.

Arjan Çinari nuk përjashton rastet sporadike të gjuetisë së paligjshme, ndërsa thotë se ka angazhim maksimal që vetëm 210 subjektet e licensuara të peshkojnë. Për 210 familje, kryesisht nga pika turistike e Shirokës dhe Zogajve, Liqeni i Shkodrës shërben si burim kryesor të ardhurash.

Artikulli paraprak150 PERSONA HELMOHEN NGA TORTAT, BLLOKOHET PASTIÇERIA
Artikulli tjetërBURIMET, TË RËNDËSISHME PËR UNIVERSITETIN