“Të rinjtë tregojnë indiferencë ndaj informacionit, ndaj kushtëzohen të punojnë dhe jetojnë në kushte të vështira.” Kështu është shprehur Engjëll Gjugja, drejtues qendrës rinore Atelie në qytetin e Shkodrës. Ai tregon se ky fenomen ka bërë që të rinjtë të demoralizohen vazhimisht dhe të mos kërkojnë shumë nga institucionet përgjegjëse.
Drejtori Gjugja tregon se në bashkëpunim me bashkinë Shkodër ka filluar punën për ndërtimin e një plani të veprimit rinor lokal, I cili do të ofrojë shërbime për të gjithë të rinjtë e qarkut Shkodër.
Nga puna e përditshme me të rinjtë, drejtor I qendrës rinore Atelie tregon se vetëm në 5 muaj, rreth 250 të rinj janë regjistruar në këtë institucion, çka tregon edhe nevojën e tyre për pjesëmarrje në jetën kulturore por jo vetëm të qytetit të Shkodërs.