Gjuha dhe kultura shqiptare në diasporë, është titulluar takimi I organizuar sot në biblotekën e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Elinda dibra, pedagoge e letërsisë u shpreh se përmes këtij takimi kërkojnë që universitetet të krijojnë ura lidhëse me institucionet jashtë vendit ku zhvillohet gjuha shqipe në mënyrë që tu shërbejë edhe të rinjvë të cilët zgjedhin të studiojnë jashtë Shqipërisë.

Mimoza Hysa, përkthyese dhe shkrimtare në fjalën e saj përshëndetëse tha se duhet të ketë një vemëndje më të shtuar ndaj diasporës.

Në këtë takim të zhvilluar morën pjesë pedagogë dhe studentë të universitetit të Shkodrës, ndërkohë që takimi u zhvillua online për ata pedagogë të cilët nuk ndodhen në Shqipëri.

Artikulli paraprakNISMA “PEDALO PËR PAQEN”
Artikulli tjetërVLLAZNIA DY NDESHJE MIQËSORE