PROVIM QË DO JETË PËR TË PARËN HERË, PRITET UDHËZIMI I MINISTRISË ARSIMIT.Për herë të parë në të gjitha shkollat 9-vjeçare të Shkodrës por edhe të Shqipërisë gjuha e huaj do të jetë provim i detyrueshëm. Burime konfidenciale pranë zyrtarëve të drejtorisë rajonale të arsimit bëjnë të ditur një gjë të tillë.

Ende nuk ka një udhëzim nga Ministria e Arsimit por në ditët e mëpasme pritet që t’i shpërndahet të gjitha drejtorive. Në ato shkolla ku gjuhë e parë është anglishtja, provimi i detyrueshëm do jetë në gjuhën angleze e kështu me radhë me frengjishten dhe italishten. Në 60% të shkollave është anglishtja që dominon, 30% përllogaritet gjuha frënge dhe vetëm 10% italishtja. Në Shkodër janë dy klasa që gjuhë të parë kanë italishten. Një klasë tek shkolla “Ismail Qemali” dhe një tjetër tek “Ndre Mjeda” të cilat janë pjesë e projektit “Iliria”. Sapo të dalë udhëzimi nga Ministria e Arsimit, drejtoria rajonale do të shohë dendësinë e gjuhëve të huaja në të gjitha shkollat si dhe raportin për të respektuar anglishten, frengjishten dhe italishten si tre gjuhët që mësohen nga nxënësit. Vitin e kaluar gjuha e huaj ishte e detyrueshme për shkollat e mesme dhe tashmë këtë vit për të parën herë provimi i lirimit tek 9-vjeçaret do ketë edhe gjuhën e huaj që i bashkangjitet gjuhës shqipe dhe matematikës. Sipas drejtorisë rajonale udhëzimi duhej të kishte dalë deri tani por sidoqoftë edhe në javën që vjen është mjaftueshëm që nxënësit të bëhen gati. Një problem është për shkollat e rrethit apo zonat e largëta ku nuk dihet nëse kanë bërë apo jo gjuhë të huaj deri në klasën e 9-të. Mund të ketë nisur me vonëse ose mund të ketë klasa të 9-ta që nuk kanë bërë gjuhë të huaj dhe ky është problem që po diskutohet nga Ministria. Ende nuk dihet se cila mund të jetë zgjidhja dhe është duke u shqyrtuar. Në fakt në bazë të programeve mësimore të gjitha shkollat 9-vjeçare presupozohet se kanë bërë gjuhë të huaj ndërsa cilësia e mësimdhënies është një tjetër histori. Gjuha e huaj nuk ka qenë shumë e shtrirë në shkollat 9-vjeçare por tashmë duket se ka ardhur momenti që një hap i tillë të ndërmerret pavarësisht vështirësive.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/afmFCkSeHdI” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakDEDVUKAJ: RRUGËT TË SIGURTA
Artikulli tjetërSHKODËR, GRABITET ARGJENDARIA