“Gjuha e Urrejtjes dhe Media” është trajnimi që u zhvillua në mjediset hotel “Colosseo” në Shkodër. Ekspertja Kris Kllapi shprehet se gjithnjë e më shumë në mediat shqiptare gjuha e urrejtjes është prezente.
Ekspertja Kllapi tregoi disa mekanizma mbrojtës ndaj gjuhës së urrejtjes ndërsa tha se më shqetësuese janë rrjetet sociale ku gjuha e urrejtjes është shumë e theksuar.
Janë gjashtë trajnime që do të zhvillohen për forcimin dhe rritjen e kapaciteteve të aktivistëve lokal, gazetarë apo OJF të cilët advokojnë për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes , pluralizmin apo barazinë gjinore.