Levizja e qytetareve shkodran ne Pedonalen Gjuhadolit, eshte thuajse nje mision i pamundur.
Mjafton te qendrosh disa minuta ne kete pedonale dhe do vesh re qe makinat levizin ne cdo orar, madje jo vetem kaq, pasi edhe trotuaret e kesaj rruge jane kthyer ne parkingje duke u bere nje problem shqetesues per qytetaret. Nderkohe e gjitha kjo per cudin e te gjithve ndodh ne hunden e forcave te policise, si dicka krejt normale, pasi ashtu sic pamjet faktojne qarte, perballe nje situate te tille policia ben sehir dhe monitorimi i tyre ne terren sherben me teper si shetitje sesa ushtrim i detyres. Nga ana tjeter Pedonalja e Gjuhadolit cdo dite e me teper po shkon drejt degradimit te saj total pasi demtimi i ndricuesve, amortizimi i tejskajshem i godinave dhe mbeturinat qe gjenden gjithandej jane ktheyr ne refrenin e perditshem te banoreve dhe qytetareve qe levizin ne kete pedonale. Tre vite më parë me fondet e Bashkimit Europian u bë e mundur ndertimi I pedonales se gjuhadolit dhe rikonstruksioni I fasadave pergjate kesaj rruge duke e kthyer ate, ne nje atraksion turistik, por lenia pas dore e saj nga institucionet pergjegjese cdo dite e me teper po ndikon ne humbjen e vlerave historike dhe kulturore te kesaj zone muzeale.