Gjumi i pasdites është një mënyrë e mirë për të pasur një memorie të mirë dhe për të qenë produktivë. Sipas një studimi që është realizuar nga Universiteti i Harvardit, ka rezultuar se ata që flejë rreth 30 minuta (gjatë pasdites), të paktën tri herë në javë, janë për 37% më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.
Madje edhe dremitja e shkurtër është një efekt pozitiv për shëndetin e memories sonë. Jeni ju ato që e këni në dorë nëse do e realizoni apo jo një gjë të tillë. Mos u mërzitni nëse nuk ju zë gjithmonë gjumi, pasi dhe thjesht një mbyllje sysh dhe fakti që ju përpiqeni të bëni sikur flini është një mënyrë e mirë dhe ka një ndikim pozitiv në shtypjen tuaj të gjakut.