Shkrimtari Ridvan Dibra promovoi romanin e tij më të ri “Gjumi mbi borë” në ambientet e bibliotekës së universitetit Luigj Gurakuqi.

Me pjesëmarrjen e dhjetëra pedagogëve dhe studentëve të universitetit, Dibra tha se ky libër është një përjetim real i jetës së tij. Autori i librit u shpreh i kënaqur për pjesëmarrjen e të rinjve duke e cilësuar si interesim dhe dëshirë për të lexuar. Shkrimtari Ridvan Dibra ka filluar krijimtarinë e tij letrare që para viteve ’90. Ai ka punuar si mësues i gjuhës shqipe, si gazetar deri në vitin 1994, ndërsa aktualisht është pedagog në universitetin Luigj Gurakuqi.

Artikulli paraprakPAS 56 VITESH KARRIERË, JACKIE CHAN MERR OSCAR
Artikulli tjetër6 MLN LEKË RRYSHFET/PROKURORIA KËRKON DY VITE BURG PËR GJYQTARIN IBRAHIM HOXHA