Kandidati për Rektor të Universitetit të Shkodrës Tonin Gjuraj, vijon takimet për të prezantuar programin e tij I cili mbështetet në 5 pika kryesore. Ndalimi I rënies së numrit të studentëve dhe shpëtimi I degëve të cilat rrezikojnë të mbyllen, është një ndër pikat kryesore të programit tregon kandidati Gjuraj.

Profesor Gjuraj ka edhe një përgjigje për faktin se ai vjen nga jashtë Universitetit të Shkodrës.

Gjuraj ripërsëriti ftesën për dy kandidatet e tjera Rajmonda Këçira dhe Nertila Ljarja që të ballafaqohen të tre sëbashku për të shpalosur programet e tyre.

Zgjedhjet për Rektor të Universitetit të Shkodrës do të zhvillohen me 21 qershor dhe Gjuraj do të ketë përballë rektoren aktuale Rajmonda Këçira dhe pedagogen e historisë të këtij universiteti Nertila Ljarja.

Artikulli paraprakFUSHATË SENSIBILIZUESE, KUNDËR SHFRYTËZIMIT TË FËMIJËVE
Artikulli tjetërLEZHJANI KAP DHE GRUMBULLON QENTË ENDACAKË