Pas çeljes zyrtare të aktiviteteve për 100 vjetorin e krijimit të Vllaznisë, në ambjentet e Bibliotekës “Marin Barleti” është çelur ekspozitë e titulluar

“Gjurmë dokumentare të shoqnisë Vllaznia” në të cilën janë pasqyruar përmes fotove dhe dokumenteve historike, momente të ndryshe të ecurisë shekullore të këtij emri. Drejtori i Bibliotekës Gjovalin Çuni ka shpjeguar edhe njëherë historinë e emrit “Vllazni”.

Ndërkohë i pranishëm në këtë ekspozitë edhe ish- futbollisti i Vllaznisë, 90 vjeçari Esat Bushati i cili shprehet i lumtur që ia arriti kësaj dite për të festuar këtë ngjarje historike të klubit shkodran.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë ndërkohë që javën e ardhshme në teatrin “Migjeni” do të zhvillohet ceremonia zyrtare e festimeve të 100 vjetorit të Vllaznisë.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROMOVOHET “HEROI I PËRDITSHMËRISË”
Artikulli tjetërKOSOVA, 11 VJET SHTET