Në nderim të veprës së figurave të ndritura të albanologjisë, si Ndre Mjeda, Mati Logoreci, Preng Doçi, Pashko Vasa, Martin Camaj, Arshi Pipa e të tjerë, Fakulteti i Shkencave Shoqërore pranë universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës organizoi konferencën shkencore të titulluar “Gjurmime Albanologjike”.
Kjo periudhë përkon edhe me 60 vjetorin e themelimit të universitetit të Shkodrës, ndërsa rektori Adem Bekteshi u fokusua tek rëndësia e rritjes së nivelit të mësimdhënies në institucionin që ai drejton. Kryebashkiakja Voltana Ademi nga ana tjetër shprehu mbështetjen e saj ndaj nismave të universitetit. Në këtë konferencë shkencore bazuar në hulumtime mbi veprimatrinë dhe ndihmën e albanologëve në kulturën shqiptare, morën pjesë dhjetëra akademikë dhe studentë të universitetit.