Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Nënshkruar mes Kreut të Sindikatës së Arsimit Xhaferr Dobrusha dhe Ministrisë së Arsimit në lidhje me kontratën kolektive të nënshkruar tre vite më parë për punonjësit e sistemit parauniversitar.

Këtë e bëri të ditur Kreu i Konfederatës Sindikale për Qarkun e Shkodrës Fatmir Smajli. Kontrata kolektive e punës për arsimin parauniversitar e nënshkruar mes Aleancës Sindikale dhe Ministrisë së Arsimit sipas Konfederatës Sindikale të Shqipërisë nuk paraqitej në formën e kërkaur me ligj. Ndaj kjo konfederatë me në krye Kolë Nikollin ka fituar të drejtën e nënshkrimit të një kontrate të re kolektive në përputhje të plotë me ligjin, në përmbushje të misionit të saj dhe në shërbim të armatës së arsimtarëve në mbarë Shqipërinë.

Artikulli paraprakCHECK UP, DITA E FUNDIT E AKTIVITETIT SENSIBILIZUES
Artikulli tjetër“LETERSIA SI VEND KUJTESE” NE SHKODER