Gjykata Administrative e cila nisi funksionimin e saj 4 vite më parë u krijua me synimin se se seksionet e gjykates së shkallës së parë ishin të ngarkuara dhe zvarrisnin zgjidhjet e konflikteve administrative.
Idea ishte per te zbatuar parimin juridik “Drejtesi e mohuar drejtësi e vonuar”. Avokati Mark Marku pohon se sërish zvarriten cështjet.
Sipas tij vonesat janë më të thekuara se në sistemin e vjetër, ku një cështje administrative sipas tij zgjat 2 vite që të shqyrtohet në apel.
Vonesat e shumta në dhënien e vendimeve cënojnë të drejtën e individëve dhe kjo vjen për një sërë arsyesh që kanë të bëjnë edhe me mungesën e gjyqtarëve të cilët shpeshhërë nuk marrin pjesë në seanca gjyqësore duke bërë që ato të shtyhen
Krijimi i Gjykatës Administrative është komponent i Programit të Pragut të Sfidave të Mijëvjeçarit të Ri dhe krijimi i saj synonte forcimin e gjyqësorit, të zvogëlonte mundësitë për veprimtari korruptive dhe të krijonte besim tek investuesit nëpërmjet krijimit të një sistemi gjyqësor.
Shtimi i kësaj hallke të re në “zinxhirin” e sistemit gjyqësor në pamje të parë duhet vlerësuar si një hap përpara, në përpjekjet për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri dhe përmirësimit të imazhit.
Me keqardhje vërehet një mosfunksionimi sic duhet i kësaj Gjykate thekson avokati Marku.