Një prej shumë të kërkuarve nga drejtësia shqiptare, pasi është dënuar në mungesë për vrasje është lënë i lirë me kusht nga një gjykatë angleze për të vijuar procesin e ekstradimit.

Pas 24 vitesh në arrati, skuadra e ekstradimeve mundi të kapë A. H.n, i dënuar me 23 vite burg për vrasjen e Ramadan Bregut dhe tentativë vrasjeje të Nefail Bregut, më 12 prill të vitit 1995.

Duke iu referuar dokumenteve të ekstradimit raporton se 50-vjecari A.H për plot 25 vite duke përdorur një identitet të rremë fshihej në Angli. Fillimisht gjykata e ekstradimeve vendosi arrest me burg pasi e konsideroi me rrezik për t’u fshehur, por pas kërkesës së avokatëve dhe një garancie pasurore prej 40.000 stërlinash u la i lirë me kusht.

Një vit më parë se e njëjta gjykatë në Londër la të mirë me kusht një tjetër vrasës shqiptarë. H. M., një prej shqiptarëve më kërkuar nga drejtësia shqiptare u zhduk pasi u la i lirë me kusht.

Artikulli paraprakNË PRONËSI NJË NGA 5 AGJENCITË MË TË FUQISHME NË BOTË, MENAXHERI SHQIPTAR I FUTBOLLIT NËN HETIM.
Artikulli tjetërTIFOZËVE TË LECCE-S U BËHET PRITË DHE U DIGJEN AUTOMJETET