AUTORI I VRASJES SË 50 VJEÇARIT: E VRAVA PASI MË KA FYER RËNDË.Gjykata e Shkodrës ka vendosur “arrest me burg” për Ilir Hoxhën pasi në datën 5 tetor 2014 40-vjeçari vrau me 10 plumba Dedë Xhakaj. Para togave të zeza, autori i vrasjes tha se e kishte vrarë Dedë Xhakaj pasi ky i fundit e kishte fyer rëndë.

Hoxha ka thënë se 50-vjeçarin ka punuar për të, por më pas e kishte pushuar nga puna.Dëshmitarët e shumë në vendin e ngjarjes kanë treguar se, 50-vjeçari u ndesh në treg me Ilir Hoxhën dhe nisën të debatonin me njëri-tjetrin. Në debat e sipër, 40-vjeçari ka nxjerrë nga brezi pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të tij me 10 plumba duke e lënë të vdekur në vend.Ilir Hoxha u arrestua në banesën e tij pa bërë rezistencë ndaj uniformave blu. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se viktima dhe autori kishin punuar së-bashku në ndërtim, ndërsa 50-vjeçari e kishte ndërprerë punën me Hoxhën. Ky i fundit i kishte mbetur atij borxh një sasi parash, teksa pas kësaj kishin nisur edhe konfliktet verbale më njëri-tjetrin. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/hSjJJJ9q2KE?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakKA RESHJE, KA EDHE TRAFIK!
Artikulli tjetërKUJDES NGA GRIPI!